Miresevini
  Atletika
 
 

Atletika thuhet që është sporti më i vjetër në botë, sport i cili daton si një sport profesional që në mijëvjeçarin e dytë para erës sonë. Atletet ishin një pjesë e privilegjuar e popullsisë që gëzonin respektin e të tjerëve dhe ishin pjesë e hierarkisë më të lartë të qyteteve antike.

Sot Atletika numëron një numër te madh disiplinash, por në antikë ajo ishte e kushtëzuar në vrapime të ndryshme dhe hedhje disku. Gjatë kohës së antikës dhe sidomos erës romake dhe helene shumë sporte që sot paraqiten si sporte në vete (mundja, noti etj) i atribuoheshin sportit të atletikës.

Sidoqoftë edhe në ditët e sotme garat më interesante mbeten ato si:
Atletika e lehtë

Në këtë sport hyjnë disiplinat të bazuara në lëvizjet natyrore të vrapimit, kërcimit, gjuajtjes dhe hedhjes dhe të cilat mund të luhen në garë nga një lojtarë, nga më shumë lojtarë apo ekipe lojtarësh. Atletika e lehtë është pjesa kryesore e lojërave olimpike dhe njëherazi është themeli i edukatës fizike dhe mentale të trupit të sportistëve për rezultate të larta në lloje tjera të sportit. Gjitha garat e atletikës së lehtë, luhen sipas rregullave të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës së Lehtë (IAAF) të kombinuara me vendimet e shoqatave profesioniste kombëtare.


Vrapimi i lirë është disiplin olimpike në të cilën atletët vrapojnë lirëshem në distanca:

  • për meshkuj: 100m, 200m, 400m, 800m, 1500m, 5000m, 10000m, 1000m, 2000m, 3000m, 20000m, 30000m dhe vrapimi brenda 1 ore. Nga lista zyrtare janë tërhequr vrapimet në gjatësi prej 300m, 500m, 7500m, 15000m, vrapimi brebda 2 orëve dhe për vendet me gjuhë angleze nga viti 1976 është zyrtarisht ka mbetur vrapimi me gjatësi 1 majle.
    • Maratoni sipas kohës apo sipas gjatësisë
    • Vrapimi stafetë në gjatësi si vrapimet tjera të lira
  • Vrapimi me pengesa me garat në :
    • Vrapimi 110 metra
    • Vrapimi 200 metra
    • Vrapimi 400 metra etj.
  • Gara kërcimi atletik me disiplinat
    • Këcimi i lirë mbi shkop (i lirë në lartësirë)
    • Kërcimi me shkop
    • Kërcimi (në largësi)
    • Trehapëshi
  • Dhjetgarëshi
  • Ecja në
    • Ecja 20 km
    • Ecja 50 km
Atletika e rëndë
  • Gara gjuajtje atletike
    • Gjuajta e gjyles
    • Gjuajta e diskut
    • Gjuajtja e çekanit
    • Gjuajtja e shtizës
  • Ngritja e peshave
 
  Sot kemi 14 visitors.Ju faleminderit qe e keni vizituar kete webfaqe  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free